I love you. I will always respond to your prayers, in order to mitigate the evil acts, which are being planned in the world by the enemies of God.


2011-05-23 09:45 - Përse Unë komunikoj me botën në këtë mënyrë


BijaIme e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhetë sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë atyrevëmendje.

Tëjeni të sigurt, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar qëtë shpëtoheni të gjithë, të gjithë fëmijët e Mi, dhe duke përfshirë ata qëndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati i Përjetshëm.

Njerëzit,sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vendos ata përparafëmijëve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve ështëbërë për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë.Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilënUnë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtareje, më dëgjoni Mua tani. Ndërsaju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha eKryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek tëgjithë fëmijët e Hyjit. Askush nuk është më i mirë se tjetri.

BijaIme, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh që ta mbrosh Fjalën Time kurtë kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime ështëHyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’iu përshtatur atyre që ekonsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepetbotës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do tëpyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje tëpërdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’u përgjigjematyre tani.

Mbajenimend, Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdorsot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, epaprekur.

Bënikujdes nga vizionarët apo vegimtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe ngaUnë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjonuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përse do tabëja Unë këtë? A nuk do ta përjashtoja Unë kështu një brez të ri, ata që janëtë paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?

Thjeshtësiaështë çelësi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më të Shenjtë. Kujtojeni,kur t’iu mësoni të tjerëve të Vërtetën e Ekzistencës Sime, se thjeshtësia nëmetodën tuaj është kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini atoshpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhër.

MesazhiIm i Dashurisë

  

Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë.Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni që Unë Jam eVërteta. Bëjeni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdoriniprofecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmendjen ejo-besimtarëve. Sepse kjo është pse ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuarata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë nëtë cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet. 

Shpëtimtari dheMësuesi juaj i dashur

Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës



2011-05-23 14:30 - Qiejt do të hapen gjatë Paralajmërimit


BijaIme e dashur, ti po vuan torturën që Unë e duroj për mëkatet e njeriut. Ja sesi ndjehet. Ti tani po kap vetëm një fraksion të vogël të vuajtjes Sime, që Unëe has në çdo minutë të ditës tënde. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, bija Ime,rreth Paralajmërimit. 

Paralajmërimido të jetë një ngjarje dramatike

  

Ajo dotë tronditë shumë njerëz në botë, pasi do të jetë një ngjarje dramatike kuqiejt do të hapen dhe Flakët e Mëshirës do të gjuhen përgjatë botës. Sepseshumë njerëz nuk do ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Kaq të tronditur do të jenë,saqë gabimisht do të mendojnë se janë duke dëshmuar fundin e botës. Thuajuatyre që të gëzohen kur ta dëshmojnë Lavdinë Time, sepse ky, nëse jeni tëpërgatitur siç duhet për të, do të jetë shembulli më spektakular i MëshirësSime që nga dita e Kryqëzimit Tim. Ky, bijtë e Mi, do të jetë hiri i shpëtimittuaj dhe do t’i pengojë ata, që përndryshe do të kishin qenë dënuar për të hyrënë thellësitë e Ferrit.

Tëgjithë fëmijët e Mi kudo duhet t’i paralajmërojnë shpirtrat e humbur për çfarëduhet të pritet. Thojuni atyre që të kërkojnë shpengim duke i rrëfyer mëkatet etyre tani. Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të jenënë gjendje hiri më përpara, pasi ata mund të mos e mbijetojnë këtë ngjarje përshkak të tronditjes. Është shumë më mirë që ta dëshmoni këtë ngjarje Hyjnorespektakulare më parë, sesa të jeni të papërgatitur në ditën finale të Gjykimit.

Qëndronitë fortë, të gjithë ju. Gëzohuni nëse jeni një ndjekës i devotshëm, sepse juvedo t’ju tregohet një pamje e Pranisë Sime Hyjnore, të cilën para-ardhësit tuajnuk e panë kurrë gjatë jetës së tyre. Lutuni për pjesën tjetër të fëmijëve tëMi. Tregojani atyre të Vërtetën tani sa e keni mundësinë. Shpërfillini qortimete tyre, sepse nëse ata veprojnë tani duke u lutur për faljen e mëkateve tëtyre, ata do t’ju falënderojnë pasi kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur.

Shkonitani në paqe. Mos kini frikë. Vetëm lutuni për ata shpirtra që nuk kanë besim,me qëllim që të mos vdesin në mëkat mortor.

Shpëtimtari juajHyjnor

Jezu Krishti



2012-05-23 15:38 - Hyji Atë: Vuajtjet në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë


BijaIme më e dashur, tregoju të gjithë fëmijëve të Mi për dashurinë dhe mbrojtjenqë Unë iu ofroj atyre që më thërrasin Mua.

FjalaIme e Shenjtë në tokë, më në fund, po dëgjohet dhe shumë shpirtra janë gati që të hedhin hapin më të madh tëbesimit për të mbështetur Mëshirën Hyjnore të Birit Tim, Jezu Krishtit.

Ata dinëfare pak se për të hyrë në Parajsën e re, Epokën e Re të Paqes, është veçse njëgjë e thjeshtë.

Si fillim vështroni lart dhepranojeni së pari se ju jeni bijtë e Mi.

Pranojeni se Unë e krijovasecilin prej jush, asnjërin prej jush aksidentalisht, dhe se ju jeni fëmijët eMi. Familja ime. Të dashurit e Mi.

Mirësianë Zemrën Time është plot me dashuri për secilin prej jush.

Shumë mendojnë se meqenëse UnëJam, Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, atëherë Fuqia Ime më bën Mua krenar.

Kjo, sigurisht, nuk mund tëndodhë kurrë.

Simundet që dashuria e vërtetë e prindit për fëmijën të njolloset nga krenaria?

Unëvuaj për secilin prej jush. Unë lotoj për ata që janë të humbur për Mua. Unë do të përdor çdo fuqi për t'i sjellëfëmijët e Mi të humbur përsëri në Familjen Time, Mbretërinë Time.

Imagjinoninjë prind që është i refuzuar nga fëmija i vet. Dhimbja që ndjej nuk ështëpër Mua, Atin e tyre, por për ata dhe për torturat që ata do të vuajnë nëse Unënuk arrij t'i shpëtoj ata. 

Vuajtjetnë botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë.

Përse e bëj Unë këtë? Përse Unëe lejoj vuajtjen? Kjo është për shkak të mëkatit.

Mëkatarëtqë nuk do të vijnë tek Unë me dëshirë mund të shpëtohen vetëm përmes vuajtjevetë të tjerëve.

Ata qëvuajnë në këtë jetë do të shpërblehen me Dhuratat e Mia në jetën tjetër.

Ndihmae ofruar lirshëm nga ata fëmijë që më duan Mua, është një armë e fuqishmekundër fuqisë që i është dhënë Satanit.

Ata që luftojnë përkrah BiritTim për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve mund ta shpëtojnë të gjithënjerëzimin.

Satani ka fuqi, por vetëm atëqë i është dhënë atij – një fuqi që nuk mund t’i merret deri në Ditën eGjykimit.

Shumëprej jush, fëmijë të dashur, nuk i kuptojnë ligjet Hyjnore që ilejojnë këto gjëra. Por kini besim tek Unë ndërsa Unë ju zbuloj këtë.

Satanido t’i grabisë shpirtrat e Fëmijëve të Mi që nuk besojnë tek Unë apo nëmirësinë që Unë iu jap fëmijëve të Mi. 

Ai bëhet i pafuqishëm kurmëkatarët bëjnë sakrifica, përmes vuajtjeve, për t’i shpëtuar vëllezërit dhemotrat e tyre nga shkuarja në ferr.

Aibëhet i pafuqishëm kur fëmijët e Mi luten që ata mëkatarë të shpëtohen.

Lutjaështë armatimi i fëmijëve të Mi të cilët duan që të më ndihmojnë Mua për tashpëtuar të gjithë njerëzimin.

Mblidhuni së bashku, fëmijët eMi, me Birin Tim dhe më ndihmoni Mua që ta bashkoj më në fund familjen Time.

Më ndihmoni që t'ju sjell tëgjithëve në Epokën e re të mrekullueshme të Paqes. 

Vetëm atëherë mund të bëhetVullneti Im në tokë ashtu si është në Qiell.

Shkonifëmijë. Bashkohuni në lutje.

Punoni me Mua, Atin tuaj, për tëndihmuar në shpëtimin e familjes Sime.

Atijuaj i Dashur
Hyji Më i Larti





2014-05-23 18:00 - Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato


Bija Ime e dashur, ejani, të gjithë ju që më doni Mua, dhe më sillni Muadashurinë tuaj, sepse Unë Kam nevojë të madhe për ngushëllim. Unë Jam Jezusijuaj, Biri i njeriut, Shpëtimtari i botës dhe prapë Unë lotoj. Çdo Hir i hedhurnjeriut më është kthyer mbrapsht nga shpirtrat mosmirnjohës. Zemra Imebujare është e hapur, me qëllim që Unë të mund t’ju tërheq të gjithëve ju drejtMeje, por ju largoheni. Madje edhe ata prej jush që më duan Mua, nuk më dhurojnëMua kohën e tyre. Në vënd që të flisni me Mua, ju flisni me njëri tjetrin përMua. Shumë biseda rreth Misterit të Planeve të Zotit dhe çfarë do të vij mund tëshkaktoj rrëmujë dhe trazira. Analiza të tepërta dhe të ashtu-quajturat debateinteligjente ju largojnë nga Unë.

Ju nuk duhet t’ikuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato. Unë kurrë nuk ju kërkovata kuptoni Misterin e Hyjnisë Sime, sepse shpirtrat që me të vërtetë më duan Muado të më duan Mua për Kush Unë Jam dhe jo për çfarë Unë sjell. Ata nuk do të kërkojnëlavdi për veten e tyre. Ata nuk do ta zhvillojnë besimin e tyre thjesht për tëfituar një vënd në Mbretërinë Time. Ata kurrë nuk do t’i përdorin njohuritë etyre për Mua në një mënyrë mburrëse për të fituar pozita. Shpirtrat që do tëbanojnë brënda Meje janë shpirtrat që nuk kërkojnë asgjë, vetëm atë që ata e kërkojnëpër të mirën e shpirtrave të tyre dhe atë të të tjerëve.

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua, ju nuk flisni dhe bërtisni se sa shumëju thoni se më njihni Mua. Ju thjesht duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëvedhe t’i ndiqni Mësimet e Mia me një shpirt, që është i zbrazët nga krenaria.Prandaj, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, ju do të kaloni më pak kohëduke u munduar të përcaktoni çfarë Unë ju kam thënë; çfarë Unë ju kam mësuardhe çfarë Unë ju premtova. Unë kërkoj që ju të vini tek Unë dhe të kaloni mëshumë kohë në meditim të qetë me Mua. Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ja u shfaqVeten Time më qartë dhe ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë do të thotë nëfakt të më shërbeni Mua me të vërtetë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: