Always remember I love you, no matter how grievously you have sinned.


Kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanë ardhur

e shtunë, 17 shtator 2011 16:50

role of sufferinglove to neighboursprayer for sinnersJesus Saviourto enemies of the Missionsuffering of God

Bija Ime fort e dashur, ti më në fund po e kupton se kurti ndjehesh e refuzuar, atëherë kjo është thjeshtë një pasqyrë e Vetë AgonisëSime. Kur je në bashkim me Mua, ashtu si ti je, kjo do të bëhet pjesë e jetëstënde prej tani e tutje. Kur njerëzit i refuzojnë Mesazhet që ti i publikon,ata po refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë. Kur ata i sfidojnë ato dhe i bëjnëato me faj, ata më kritikojnë Mua. Kur ata të përçmojnë ty, ata më përbuzinMua. Kur ata qeshin me këto Mesazhe ata më kryqëzojnë Mua.

Çfarë ti po ndjen është veçse një pjesëz e vuajtjes Simendërsa Unë e shikoj me pikëllim verbimin e njeriut ndaj të Vërtetës së Ekzistencëssë Atit Tim të Përjetshëm. Dhimbja dhe trishtimi që Unë ndjej, kur më duhet tëdëshmoj mëkatet e njeriut, përfshirë mëkatet e besimtarëve, është tepërintensive. Kjo torturë zor se ndalon, por lehtësohet, nga vuajtja e shpirtraveviktimë. Ajo gjithashtu lehtësohet nga dashuria që ndjekësit e Mi më tregojnëMua përmes përkushtimit të tyre ndaj Meje.

Bija Ime, ndërsa Unë kam nevojë për vuajtje për tëshpëtuar shpirtra të tjerë të gjorë, të pafat, kjo nuk është diçka që më jepMua kënaqësi. Unë e kam të dhimbshme ta shikoj, por ndjehem i ngushëlluar prejsaj. Sa shumë gjëra duhet të mësosh, bija Ime, të cilat janë të vështira për typër t’u kuptuar. Udhët e Mbretërisë Hyjnore nuk mund të kuptoheshin nganjerëzimi. Një ditë ata do ta kuptojnë.

Dijeni këtë, fëmijët e Mi, se kohët e vështira, që njeriuti është dashur të durojë për shekuj, po vijnë drejt fundit. Ky është lajm i mirë përnjeriun që tregon dashuri për fqinjin e tij, dhe si i tillë, që më do Mua. Kjogjithashtu do t’i japë fund, përfundimisht, vuajtjes Sime, që durohet sepse Unëju Dua të gjithëve. Kjo Dashuri është e Fuqishme dhe fryt-dhënëse dhe do tëjetë shkaku i shpëtimit tuaj final.

Shko tani, bija Ime, dhe pranoje vuajtjen me më shumëkuptim në zemrën tënde. Gëzohu, sepse kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanëardhur.

Miku dheShpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit