I love you all. Keep asking Me to strengthen your belief every day.


Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër

e martë, 16 shtator 2014 18:25

Jesus I trust in youhatredslandersdo not judgelove to neighboursguidance from GodPurgatoryHelldo not humiliatetrial in faith

Bija Ime e dashur,kur bota të duket të jetë në rrëmujë, mos kini frikë sepse Zoti është nëkontroll të të gjitha gjërave.

Ai ia lejon tëligut fuqinë deri diku dhe Ai do të luftoj për të siguruar që Shpirti I Shenjtëtë qëndroj i gjallë, me qëllim që njerëzit e mirë të dalin me sukses në luftën përPlanin Tim të Shpëtimit. Ligësia në tëgjitha format e saj është një karakteristikë e djallit. Për t’ju shmangurinfektimit nga Satanai, ju nuk duhet të flisni keq, nuk duhet ta dëgjoni të ligënapo të kryeni veprime të liga kundër një personi të gjallë. Të thoni se jeninga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër.

Kur Unë Jam me të vërtetëi pranishëm në një shpirt, Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’indaluar shpirtra të tillë të kryejnë vepra të liga. Nëse shpirti beson tek Unë,plotësisht, atëherë ai apo ajo do ta ketë më të lehtë të drejtohet nga Unë. Nëse vullneti i personit është shumë i fortë,dhe nëse ai është krenar dhe kokfortë, atëherë ai do të drejtohet lehtë ngamashtruesi që do ta gënjej atë në një numër mënyrash. Ai do ta bindi personinse një veprim i shëmtuar, një gjuhë e keqe dhe një veprim i blasfemisë është epranueshme, në disa raste. Dhe pastaj ai shpirt do ta besoj mashtrimin. Këtyreshpirtrave Unë ju them këtë.


Mos flisni keq përnjë tjetër, mos u jepni pas shpifjeve, mos e vini veten tuaj si një gjykatësmbi një tjetër dhe mos e dënoni një shpirt tjetër në Emrin Tim të Shenjtë. Nëseju i kryeni fyerje të tilla kundër Meje, ju do të zhyteni nga kjo shkallë epaudhësisë në një errësirë, e cila do të krijoj një ndarje të madhe mes nesh. Kurajo ndarje rritet, dhe sa më larg ju ndaheni nga Unë, ju do të ndjeni një boshllëktë tmerrshëm – një ndjesi gërryese të një vetmie kaq të thellë, sa do të ndjeninjë panik, që nuk do të jeni në gjëndje ta përcaktoni. Më pas ju do të ndjenindarjen nga Zoti, që shpirtrat në Purgator dhe në Ferr e durojnë. Nëse ju mundtë mësoni tani nga kjo, atëherë ju do ta keni më të lehtë të afroheni tek Unë.

Mbajeni mënd se juduhet t’i hiqni të gjitha mendimet e urrejtjes në shpirtin tuaj si fillim. Unënuk mund të jem i pranishëm në një shpirt, që është i mbushur me plot urrejtjesepse kjo është e pamundur.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: